Serbia ia sheh hajrin bisedimeve me Kosovën, në nëntor fillon bisedat me BE-në

Autori:Zekirja Shabani

Ministrja serbe pa portofol e ngarkuar për integrimet evropiane Jadranka Joksimoviq ka thënë se në nëntor ose në dhjetor mund të hapen, njëkohësisht, dy kapituj negociatash të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, pas suksesit të negociatave Beograd- Prishtinë, nuk është e përjashtuar që të hapen kapitujt 35 për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe kapitulli 32 për kontrollin financiar.
“Së shpejti do të na arrijnë komentet e Bashkimit Evropian në versionin e tretë të planeve të aksionistë cilët kusht për hapjen e këtyre kapitujve “, ka thënë Joksimoviq e cila është optimiste për përparimin e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ajo ka shpresë se kapitujt 23 dhe 24, në lidhje me sundimin e ligjit, drejtësisë dhe sigurisë, do të mund të hapen nga janari, dhe vitin e ardhshëm edhe shtatë deri në dhjetë kapituj tjerë. /beta/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-ia-sheh-hajrin-bisedimeve-me-kosoven-ne-nentor-fillon-bisedat-me-be-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala