Serbia i dërgon notë proteste Hagës

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, tha sot se i ka dërguar një notë proteste Tribunalit të Hagës për siç tha ai” qëndrimin e pahijshëm ndaj vendit të tij”

Shefi i ekzekutivit serb iu dha gazetarëve gjatë ditës së sotme se detajet rreth kësaj çështje nuk janë për opinionin publik.

Gjatë ditës,  Ministri i Drejtësisë Nikola Selakoviq tha për Tanjug se kryeministri i dërgoi notën kryetarit të Mekanizmit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, Theodor Meron, përcjellë Klan Kosova.

“Kreu i Qeverisë serbe,  siç u tha më parë, sot ka dërguar një notë proteste, në të cilën ai shprehu kundërshtinë e tij kundër ngjarjeve të fundit që kanë të bëjnë me procedurat e Tribunalit të Hagës, por edhe vdekjen e të akuzuarit Zdravko Tolimir,” tha Selakoviq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-i-dergon-note-proteste-hages/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala