Serbia, fushatë me internet kundër Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Serbisë planifikon të nisë një fushatë të gjerë me internet kundër Kosovës. Këtë paralajmërim e ka bërë sot drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Këtë paralajmërim, transmeton Koha.net raportimet e medieve të Beogradit, Gjuriq e dha me rastin e hapjes së këndit të Zyrës për Kosovën në Panairin e Librit në Beograd.

Ai tha se qëllimi i kësaj fushate është të ofrojë sa më shumë fakte rreth Kosovës për opinionin e gjerë botëror.

Sipas tij kjo fushatë bëhet për të luftuar “aradhet mercenare të Kosovës në internet”, që po “sajojnë të vërtetat historike dhe ndjenjat e asaj që është qenia dhe shpirti i popullit tonë në Kosovë”.

Gjuriqi ka thënë se do të bëjë këtë punë sipas modelit izraelit.

“Të bindim gjithë botën se Serbia është në të drejtë”, siç është shprehur ai, duke shtuar se “Serbia në Kosovë ka detyrë të rëndësishme kombëtare – që populli serb atje të jetojë e mbijetojë, të kultivojë traditën, kulturën dhe frymën e tij”.

Në stendën e Zyrës për Kosovën në Panairin e Librit në Beograd janë prezantuar 25 botues me 49 botime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-fushate-me-internet-kunder-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala