Serbia ‘frikohet’ se do të ua helmojmë futbollistët, dërgon kuzhinier special në Elbasan

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbët me çdo kusht po mundohen ta tensionojnë situatën në ndeshjen futbollistike që do të zhvillohet në pjesën e parë të muajit të ardhshëm në Elbasan Arena.

Ata kanë vendosur që të mos i besojnë ushqimit që do t’u serohet nga shqiptarët dhe me vete do të marrin një kuzhinier serb i cili do ta kontrolloj atë paraprakisht, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave serbe kjo frikë është e arsyeshme kur kihet parasysh fakti se cfarë provokimi kanë qenë në gjendje të bëjnë shqiptarët gjatë ndeshjes së zhvilluar në Beograd, ku u lëshua një dron me flamurin i cili përmbante hartën e Shqipërisë së Madhe.

E përditshmja serbe “Sport” shkruan se për të shmangut çfarëdo incidenti, njerëzit përgjegjës në federatën e futbollit serb kanë vendosur që pjesë e ekipit të jetë edhe një kuzhinier serb, punë e cila i është besuar një njeriu që tashmë ka qenë nëpër udhëtime me ekipet më të mira.

Fjala është për Velimir Mitroviqin, kuzhinierin kryesor të hotelit “M”. Ai do të kontrollojë ushqimin, përpilojë listën me specialitet e preferuara të futbollistëve që do ti shijojnë gjatë qëndrimit të tyre dyditorë në Shqipëri.

Federata e futbollit të Serbisë sipas kësaj gazete dëshiron të tregohet e kujdesshme pas zhvillimeve të fundit në Bjellorusi, ku lojtarët e Luksemburgut janë helmuar nga ushqimi. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-frikohet-se-do-te-ua-helmojme-futbollistet-dergon-kuzhinier-special-ne-elbasan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala