Serbia e ka rinisur luftën kundër Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se në luftën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO e vërteta dhe rendi juridik ndërkombëtar janë në anën e Serbisë.

Ai ka shtuar se kjo nuk e garanton suksesin.

“Ne e vazhdojmë luftën, por shtrohet pyetja a bazohet bashkësia ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë”, është pyetur ai.

Daçiq ka thënë, njofton B92, se Serbia do të bëjë çdo gjë për të sqaruar se në këtë proces janë dy probleme – problemi juridik, se Kosova nuk ka ardhur në rend dite me rekomandim të OKB-së, por me rrugë alternative dhe dy, se Kosova është nën regjimin e përshkruar ne Rezolutën 1244 të KS të KB-së dhe ndaj nuk mund të ketë elemente shtetësie.

“Me vetë këtë edhe detyrimet ndërkombëtare që Kosova i ka sipas Rezolutës 1244 i përkasin UNMIKU-t”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, Kosova as esencialisht nuk është kualifikuar për anëtare të UNESCO-s për shkak të raporteve që ka pasur me trashëgiminë kulturore serbe në njëqind vjetët e fundit.

Daçiq ka thënë se presioni i bashkësponsorëve për anëtarësim të Kosovës në UNBESCO është i madh dhe ai është i drejtuar në atë që vendet të jenë të përmbajtura në mënyrë që të mos ketë nevojë për krijimin e shumicës për anëtarësim.

Kur bëhet fjalë për Konferencën e Përgjithshme, për të nevojiten dy të tretat e votave, por aktualisht nuk dihet se cilat shtete kanë të drejtë për të votuar, pasi shtetet që s’i kanë paguar kontributet e humbin këtë të drejtë.

Sipas raporteve më të reja më shumë se 20 shtete nuk do të kenë të drejtë votimi, ndër të cilat janë edhe ShBA e Izraeli, ka thënë Daçiq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-e-ka-rinisur-luften-kunder-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala