Serbia e interesuar për fluturimet Prishtinë-Beograd

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar  se Serbia është e interesuar për ripërtërirjen e fluturimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pas 16 vitesh.

Sipas tij, kjo çështje ndryshon nga ajo e kontrollit të nivelit më të ulët të hapësirës ajrore.

” Çështja e kontrollit mbi hapësirën e ulët ajrore  është një çështje statusore që ka të bëjë me sovranitetin dhe me integritetin territorial të vendit tonë lidhur me të cilin pozita e Serbisë është përcaktuar me Kushtetutë, me ligje dhe me rregullore të tjera kombëtare e ndërkombëtare”, tha Gjuriq.

Gjuriq ka shtuar se çështja e krijimi të një linje ajrore është çështje komerciale, zgjidhja e së cilës do të mund të gjendej në dialogun Serbi-Kosovë.

Ai ka theksuar se Serbia  është  vazhdimisht e angazhuar për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të diskutueshme në marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut dhe siç tha ai “duke u përmbajtur nga lëvizjet e njëanshme”, raportojnë mediat serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-e-interesuar-per-fluturimet-prishtine-beograd/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala