Serbia e do me çdo kusht Asociacionin e Komunave

Marko Gjuriq, drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se javën e ardhshme në Bruksel do të diskutohet për krijimin e asociacionit dhe çështje të tjera që përfshin agjenda e Brukselit.
Konstituimi i Asociacionit të Komunave Serbe, është kushti që serbët të ndihet të sigurt dhe të lirë, tha Marko Gjuriq, pas bisedimeve me përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare dhe me komunitetin serb në Prishtinë.
“15 vjet pas luftës dhe vuajtjeve, Serbët në provincën e Kosovës, pritet të jenë të lirë dhe të sigurt. Mënyra më e mirë për të arritur sigurinë e tyre është përmes respektimit të marrëveshjes së Brukselit dhe krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS), ka thënë Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Ai e ka theksuar se themelimi i AKS, është objektivi kryesor i Beogradit, që tentohet të përmbushet në të gjitha dialogjet me Prishtinën.
“Javën e ardhshme në Bruksel do të diskutohet për krijimin e asociacionit dhe çështje të tjera që përfshin agjenda e Brukselit”, ka thënë drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.