Serbia e detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbia pak para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të detyrohet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Kështu i tha gazetës serbe Blic, deputetja e parlamentit britanik, Karen Lamli.

“Ju them se kjo do të ndodh, me siguri pak para përfundimit të rrugës së integrimit të Serbisë në BE. Pavarësia e Kosovës është e panegociushme”, ka thënë Lamli, e cila është shefe e grupit parlamentar për miqësi me Serbinë në Parlamentin e Britanisë së Madhe, transmeton RTK.

Serbia ka thënë deputetja britanike Karen Lamli ka kohë që po dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian, por kusht për këtë është zgjidhja e problemit me Kosovën dhe njohja e pavarësisë së saj.

“Kjo në fakt po ndodh”, ka thënë deputetja britanike ndërsa ka shtuar se “është e kënaqur që gjërat po ndryshojnë ngadalë”.

“Serbia nuk ka rrugë tjetër përveç atë të Bashkimit Evropian. Zgjedhje tjetër nuk ka”, ka thënë në intervistën për gazetën Blic deputetja britanike Karen Lamli.

“Nëse Serbia nuk arrin të bëhet pjesë e BE-së, do të mbetet prapa të gjitha vendeve në rajon”, ka paralajmëruar Karen Lamli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-e-detyruar-ta-njohe-pavaresine-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala