Serbia e dërgon Brezovicën në Gjykatën e Francës

Autori:Gazeta Fjala

Qendra për ski e Serbisë, në përbërje të cilit është Qendra për ski e Brezovicës, ia ka bërë me dije kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa se do të iniciojë kontestin në Gjyqin Ndërkombëtar në Paris.

Siç theksohet, kontesti investues kundër Kosovës do të bëhet pasi Qeveria e Kosovës ka paraparë eksproprijimin e pasurisë së Qendrës për ski të Brezovicës për ndërtimin e Qendrës turistike Brezovica, njofton B92 , transmeton Koha.net.

“Vendimi i institucioneve të Kosovës për eksproprijimin e tokës dhe të pasurisë është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim jo vetëm me të drejtën ndërkombëtare por edhe me ligjet që zbatohen në Kosovë”, thotë kumtesa nga Beogradi.

Për këtë arsye Beogradi ka vendosur që “ta realizojë të drejtën e vet në Arbitrazh në Odën Tregtare Ndërkombëtare në Paris./Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-e-dergon-brezovicen-ne-gjykaten-e-frances/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala