Serbia do ta njohë Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një analizë të gjatë të veten, eksperti i Ballkanit Danel Serwer thotë se do të vija kur Serbia do të detyrohet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Analisti politik nga Washingtoni dhe eksperti për Ballkanin Daniel Serwer pohon se Serbia duhet ta ndryshojë qëndrimin neutral të cilin e mban aktualisht nëse do të përparojë.

Ai, siç transmeton “Blic” i Beogradit, përcjell Koha.net, duke përmendur vizitën e Aleksandar Vuçiqit në SHBA, ka shkruar për situatën ekonomike e politike të Serbisë si dhe për qëndrimet e saj ndaj zhvillimeve aktuale ndërkombëtare.

Sa i përket situatës në Kosovë, ai ka shkruar se gjërat atje janë në fazën” ngrehe mos këput”. Me rolin këshillëdhënës të BE, Beogradi e Prishtina ia dolën të arrijnë disa marrëveshje e të vënë një konsensus për formimin e institucioneve të Kosovës. Por, ai shton se pjesë të marrëveshjeve nuk janë zbatuar në tërësi dhe se plotësimi i tyre i plotë është një hap i Serbisë më afër BE-së.

“Do të arrijë dita kur Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran me të cilën do të vendosë marrëdhënie diplomatike. Njëri nga 23 shtete anëtarë të BE-së që e kanë njohur Kosovën me siguri do ta bllokojë hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian nëse nuk ajo nuk e njeh pavarësinë e krahinës së saj të dikurshme. Njoha do ta zvogëlonte ndjeshëm rreziqet e sigurisë, marrë para sysh se kjo do të thoshte edhe tërheqje të trupave të NATO-s nga ai territor “, ka thënë Serwer.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-do-ta-njohe-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala