Serbia do heq dorë nga Kosova sipas modelit gjerman

Autori:Avdyl Pajaziti

E përditshmja serbe “Vecernje Novosti” ka publikuar një artikull ku thuhet se në draftin e platformës për kapitullin 35, për anëtarësimin e Serbisë në BE, kusht është që Serbia duhet të heq dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë në Kosovë.

Megjithatë, sipas gjetjeve të gazetës beogradase, edhe pse Serbia nuk do të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës, një kurth tjetër që po përgatitet është që shteti serb të përcaktojë kufijtë shtetëror me Kosovën, që do të thotë se Serbia duhet të heq dorë nga Kosova si njësi territoriale e saj, transmeton Indeksonline.

Sipas të përditshmes serbe, versioni aktual i dokumentit, që deri tash është ruajtur në kabinetin e komisionarit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhe është bërë me udhëzimet e shteteve të Kuintit, vet kryeministri serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur “të tmerrshëm”, që në një masë të madhe kopjon marrëveshjen midis dy Gjermanive, dy shtete tërësisht të pavarura që e njohën njëra-tjetrën në mënyrë reciproke.

Sipas Komisionit Evropian, Serbia është duke kërkuar mënyrë për t’u pajtuar me çdo gjë, që nga neni 14 i Marrëveshjes së Brukselit, i cili qartëson se “të dyja palët duhet të angazhohen që të mos e bllokojnë njëra-tjetrën, apo inkurajojnë të tjerët që të bllokojnë integrimin evropian të ndonjërës prej palëve.”
Mbi këto baza, Beogradi pajtohet që Kosova të anëtarësohet në organizatat rajonale ndërkombëtare.
Kryetari i Kombeve të Bashkuara nuk është deklaruar ende, por është anëtarësimi në UNESCO, Këshilli i Evropës, UEFA për të cilat duhet të flas ai. Gjithashtu, sipas burimeve të gazetës brenda Brukselit, në platformën e kapitullit 35 janë të përfshira të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me Kosovën, për energjinë, shkollat, institucionet shëndetësore dhe funksionimin e ndërmarrjeve serbe, siç janë “Posta e Serbisë”, dhe “Banka Komerciale”.

Sipas gazetës serbe, kurthi që po i ngritet Serbisë është rregullimi i çështjeve kufitare, që do të thotë se Serbia duhet të heq dorë nga “provinca jugore”, e cila përbën 15 për qind të territorit serb.

Ndërkaq, në pikën 49, sipas “Vecernje Novosti”, në dokumentin preliminar rregullohet që “Universiteti i Mitrovicës veriore hyn brenda sistemit arsimor të Kosovës, spitalet dhe objektet shëndetësore në veri janë nën kapuçin e Prishtinës, si dhe kompanitë dhe bankat serbe do të funksionojnë në pajtim me ligjet e Kosovës.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-do-heq-dore-nga-kosova-sipas-modelit-gjerman/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala