Serbia do fluturim Beograd –Prishtinë përmes Maqedonisë

Autori:Gazeta Fjala

Në raundin e fundit të dialogut Beograd – Prishtinë në Bruksel, delegacioni i Serbisë ka propozuar vendosjen e linjës ajrore ndërmjet këtyre dy qyteteve.

Siç merr vesh B92, transmeton Koha.net, ideja është që avioni i kësaj linje të hyjë në hapësirën ajrore të Maqedonisë për t’u bërë, kështu, kjo linjë ndërkombëtare ajrore.

Edhe pse pak më e gjatë, kjo rutë do të merrte prefiksin ndërkombëtar. Kështu, shpreson delegacioni serb, do të evitoheshin bisedimet për kufizimin e hapësirës ajrore ndërmjet, si ç thotë Beogradi, Serbisë qendrore dhe Kosovës që e dëshiron pala prishtinase.

“Po bisedohet për formulimet e dhe për statutin e avionit kur të aterrojë ai. Po bisedohet edhe rreth asaj se kush dhe në cilin nivel do ta marrë kontrollin, e këto janë kryesisht çështje statusore”, thotë Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike .
Nga Prishtina thonë se vënia e linjës ajrore dhe kontrolli i hapësirës ajrore janë çështje të ndara dhe përkujtojnë se për kontrollin ajror nuk bisedohet me Beogradin por vetëm me NATO-n.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi thekson se është shumë me rëndësi që në rundet e ardhshëm të negociatave të bisedohet për modalitetet e modelit të lehët e më të lirë të udhëtimit nga Prishtina në Beograd, por udhëtimi me siguri nuk do të kalojë përmes Maqedonisë.

Kjo temë do të shqyrtohet, sigurisht, në Bruksel, pas zgjedhjeve në Serbi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-do-fluturim-beograd-prishtine-permes-maqedonise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala