Serbia dëmshpërblen shqiptarët e torturuar me shuma qesharake

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Themelore në Beograd ka ka marrë një vendim me të cilin e obligon Serbinë që të kompensojë gjashtë shqiptarë nga Drenasi me para, të cilët gjatë vitit 1999 ishin të ekspozuar ndaj torturave të MUP-it serb, shkruan B92.

Siç ka njoftuar Ligji Humanitar (FHP), kompensimi përfshinë vlerë parash prej 1,041 eur deri 3,080 eur, transmeton Indeksonline.

FHP ka deklaruar se gjashtë shqiptarët, Behram Sahiti, Elmira Musliu, Enver Baleciju, Faton Halili (13), dhe Sadik Limani së bashku me nipin e tij Agimin, ishin marrë nga pjesëtarë të MUP-it serb dhe ishin dërguar në një burg në Lipjan e pastaj në Zabel në Pozharevac, transmeton Indeksonline. Të arrestuarit, sipas FHP-së që nga momenti i arrestimit dhe gjatë arrestimit ishin të ekspozuar ndaj torturave dhe abuzimeve ditore.

“Për shkak të torturave dhe trajtimit joadekuat, që të gjashtë viktimat sot vuajnë pasoja të rënda fizike dhe psikologjike”, thuhet në deklaratën e FHP-së, e cila në vitin 2010 në emër të viktimave kishte ngritur një aktakuzë kundër Serbisë, duke kërkuar dëmshpërblim në shumë prej 3.330 dhe 4,100 eurove për vuajtje psikologjike si pasojë e përkeqësimit të aktiviteteve vitale, si rezultat i torturës dhe arrestimit të pabazë.

FHP vlerësom se vendimi i Gjykatës ka bazë, për shkak të shkeljeve themelore të të drejtave të njeriut, por nuk e ka justifikuar dëmshpërblimin e vogël ndaj të dëmtuarve, duke shtuar se mënyra e gjykimit tregoi qëllimin për minimizimin e marrjes së përgjegjësisë për torturat e ushtruara nga Serbia ndaj shqiptarëve në masë te gjerë në vitin 1999. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-demshperblen-shqiptaret-e-torturuar-me-shuma-qesharake/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala