Serbia bllokon Tiranën  

Autori:Zekirja Shabani

Kryeqyteti shqiptar, Tirana është bllokuar për qarkullim të automjete gjatë kohës kur ka mbërritur përfaqësuesja e Serbisë në futboll.

Fotografitë që i kanë dërguar lexuesit në adresë të Gazetës Fjala dëshmojnë që në këtë kohë në Tiranë nuk lëvizë asnjë automjet.

Tashmë ka mbërritur në Rinas avioni i kombëtares serbe të futbollit dhe delegacionit që e shoqëron.

Autobusi që do t’i marrë ka shkuar tashmë pranë hyrjes VIP të aeroportit, ndërkohë që bien në sy masat e rrepta të sigurisë.

Segmenti ku do të kalojë autobusi është i bllokuar, deri në akomodimin e tyre në Hotel Sheraton. Nga ora 17:00 deri në orën 20:00 do të ketë rrugë të bllokuara edhe në Tiranë.

Ndërkqa, një ditë para ndeshjes në “Elbasan Arena” mes Shiqërisë dhe Serbisë, Ambasada Amerikanë në Tiranë ka shpërndarë një njoftim për qytetarët amerikanë në Shqipëri, të cilëve u kërkon të jenë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre dhe të jenë gjithashtu vigjilentë.

“Autoritetet shqiptare presin turma të mëdha në ndeshje dhe në zonat publike kudo në Shqipëri, duke përfshirë Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Do të ketë mbyllje të kufizuara të akseve rrugore në qendër të Tiranës dhe trafiku do të jetë i rënduar në autostradën midis Tiranës dhe Elbasanit. Edhe pse autoritetet shqiptare do të marrin masa parandaluese për të siguruar rendin publik, u kujtojmë qytetarëve amerikanë se ngjarje publike mund të bëhen ndonjëherë të çrregullta. Nëse ju vendosni për të marrë pjesë në ndeshje ose në një shesh publik, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj, të mbani një nivel të lartë të vigjilencës, dhe të keni një plan për mënyrën se si të largoheni nga zona shpejt, por në mënyrë të rregullt, nëse do të lindë nevoja”, thuhet në mesazhin e sigurisë të Ambasadës Amerikane në Tiranë./Gazeta Fjala/

tirana 3 tirana 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-bllokon-tiranen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala