Serbia bëri fushatë raciste

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi fajtor për mospranimin e Kosovës në UNESCO e ka bërë fushatën e egër të serbe dhe lobimin joadekuat të diplomacisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar për ‘Epokën e re’ se Serbia me fushatë raciste për trashëgiminë religjioze i ka hamendësuar edhe disa shtete që e kishin njohur shtetin e Kosovës.

Sipas Gashit, edhe diplomacia e Kosovës është dashur të punojë më shumë në vendet që na kanë njohur si shtet.

“Mendoj se në fushatën lobuese ka munguar angazhimi i Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Kulturës, por edhe i kreut të shtetit. Ky lobim do të duhej të ishte në sensin e ruajtjes së marrëdhënieve të mira dhe përkrahjes nga shtetet që na kanë njohur”, ka thënë Gashi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-beri-fushate-raciste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala