Serbi tenoi t’i korruptoj policinë me 20 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin e Serbisë, Milosh Milivojeviq, pasi që ai ka tentuar t’i jap zyrtarëve policor 20 euro, në mënyrë që këta të fundit mos t’i shkruajnë kundërvajtjen.

Sipas Policisë me  5 mars rreth orës 13:20 në fshatin Qyshk – Pejë, Njësiti i Trafikut Rajonal-Pejë , ka ndaluar të dyshuarin Milosh Milivojeviq lindur vitin 1960 shtetas i Serbisë, i cili ishte duke drejtuar automjetin me targa regjistrimi të shtetit të Sllovenisë .

“Të njëjtit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë oficerët policor i kanë kërkuar dokumentacioni përkatës sipas detyrës . Lidhur me këtë zyrtarëve policor, në momentin e fillimit të plotësimit të kundërvajtjes për tejkalim shpejtësie, i dyshuari iu ofron një bankënotë prej 20 euro që mos t’i shkruajnë kundërvajtjen. Lidhur me këtë veprim të kundërligjshëm, i njëjti është njoftuar nga oficerët policor për veprën e kryer me ç’rast është arrestuar. Është bërë intervistimi i tij në NJHKEK- DRP Pejë në prezencë të përkthyesit të autorizuar dhe avokatit mbrojtës”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbi-tenoi-ti-korruptoj-policine-me-20-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala