Serbi i dyshuar për terrorizëm, sot para gjykatës

Autori:Avdyl Pajaziti

Slobodan Gavriq do të dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak se ai dyshohet se ka planifikuar organizime dhe veprime terroriste dhe futje të mjeteve shpërthyese në Kosovë.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi ka thënë për Indeksonline se Gavriq do të dal para drejtësisë pas orës 14|: 00, në Pallatin e Drejtësisë, ose pas orës 14 e 30.

Slobodan Gavriq, shtetas i Serbisë, i martuar, baba i dy fëmijëve, punëtor i Ministrisë së Bujqësisë, me profesion veterinar, dyshohet se ka kryer veprat penale të përgatitjes së veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; si dhe import, eksport, transportim, prodhim këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse të ndaluara sipas Kodit Penal të Kosovës./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbi-i-dyshuar-per-terrorizem-sot-para-gjykates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala