‘Serbi e vogël’ në veri e jug

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse nuk mund të thuhet për veriun e Kosovës, pasi që ajo pjesë qeveriset nga institucionet e Serbisë dhe që veten e konsiderojnë pjesë të Republikës së Serbisë, atëherë mund të thuhet se një “Serbi e vogël” do të ndërtohet në jug të Ibrit në njërën prej komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Tashmë është e qartë se një vendbanim për 1500 serbët e zhvendosur nga Kosova, por edhe nga Kroacia dhe pjesë të tjera të Serbisë ka filluar të ndërtohet në komunën e Zveçanit, fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut”, që i takon komunës veriore të Mitrovicës.

Projekti është publikuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ku jepen detaje për projektin. Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën, ka thënë se projekti paraqet një nga investimet më të rëndësishme të Serbisë për serbët e Kosovës. Në këtë lokacion, që ka një sipërfaqe prej 24 hektarë tokë, do të ndërtohet vendbanimi “Lugina e Diellit”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbi-e-vogel-ne-veri-e-jug/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala