Serbët, të painteresuar për operator të ri energjetik

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbët ende nuk kanë shprehur interesim për të aplikuar për operatorin e ri energjetik në Kosovë, ashtu edhe si e parashikon Marrëveshja për Energjinë e arritur së fundmi në Bruksel. Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka thënë për “Zërin” se dy kompanitë serbe është dashur të aplikojnë menjëherë pas konkluzioneve të Marrëveshjes së 25 gushtit.

Por që, sipas saj, një gjë e tillë ende nuk është bërë nga ana e shtetit fqinj. “Këto kompani janë të reja. Pritet të aplikojmë pranë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Republikën e Kosovës, por deri më tani nuk kanë aplikuar janë në vonesë. Marrëveshja thotë se pas nënshkrimit të konkluzioneve më 25 gusht është dashur të aplikojnë, ende nuk kanë aplikuar.

Natyrisht, aplikimi i tyre duhet të jetë në bazë të ligjeve të Kosovës. Sipas marrëveshjes, duhet të kenë licencim nga ana e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës, licencim për veprimtari tregtare dhe për furnizim me energji. Kompanitë që do të operojnë në Kosovë do të themelohen dhe regjistrohen në Kosovë”, ka thënë ajo. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-te-painteresuar-per-operator-te-ri-energjetik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala