Serbët stërshitën tokën, i lanë në konflikt shqiptarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Tokat e blera nga serbët menjëherë pas luftës shumë shpesh kanë përfunduar si konteste nëpër gjyqe. Një rast i tillë ka mbajtur për 10 vjet peng dy familje, të cilat nuk arritën ta zgjidhin problemin e pronës kontestuese
Një hektar e 40 ari tokë bujqësore ishte bërë “mollë sherri” për dy familje nga Podujeva tash e 10 vjet.

Naser Jashari e kishte blerë këtë tokë menjëherë pas luftës nga një serb në fshatin Obrançë të Podujevës, mirëpo, ai nuk ka mundur ta shfrytëzojë këtë tokë, pasi i ishte uzurpuar nga familja Demiri, transmeton KTV.

E që nga viti 2004, atij i është dashur disa herë të vijë në vendlindje që të marrë pjesë në seancat gjyqësore, ku edhe e ka fituar të drejtën e tij mbi pronën.

Ai thotë se në Kosovë nuk po funksionon drejtësia.

Avokati i tij, Zef Prenaj, që të hënën edhe e fitoi këtë rast, tregon për hapat që do të merren, përcjell koha.net.

Ndërkohë, askush nga anëtarët e familjes Demiri, që për tërë këto vite e kishte mbajtur të uzurpuar këtë pronë, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Zyrtarë të Gjykatës Komunale në Podujevë kanë shpjeguar arsyet e vonesës së zgjidhjes së këtij rasti.

Ata thonë se nuk i neglizhojnë lëndët, por kanë shumë punë e stafin e kanë të limituar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-stershiten-token-i-lane-ne-konflikt-shqiptaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala