Serbët shesin shtëpitë që u ndërtuan edhe me fonde të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Është bërë gati një dekadë qëkur janë ndërtuar këto shtëpi, të destinuara për serbët që do të ktheheshin në vendbanimet e tyre në Kosovë.

Mirëpo, pronarët e këtyre shtëpive nuk u kthyen asnjëherë për të jetuar në fshatin Babush të Ferizajt, raporton KTV. E të gjitha këto, më shumë se 50 shtëpi, janë demoluar tërësisht dhe janë të pabanueshme.

Pronarët e këtyre shtëpive, serbë që do të duhej të ktheheshin në këtë fshat, kanë nxjerrë në shitje shtëpitë e ndërtuara nga mjete të Qeverisë së Kosovës dhe të UNDP-së.

Tani këto shtëpi po blihen nga banorët e kësaj ane që jetojnë në diasporë.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i organizatës Avonet, thotë se ky projekt që atëkohë ishte mirëpritur nga të gjithë, u keqpërdor nga komuniteti serb.

Njëjtë mendon edhe Emrush Xhemajli, asamblist e Vetëvendosjes në Ferizaj. Madje, ai pohon se procesi i riatdhesimit është i lidhur me të ashtuquajturën Zajednicë.

Shtëpi të tilla të demoluara, të cilat u ndërtuan për procesin e riatdhesimit, ka edhe në komuna të tjera në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-shesin-shtepite-qe-u-ndertuan-edhe-me-fonde-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala