Serbët protestojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth 200 studentë të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë të mërkurën në orën 12 e 44 (simbolikë e Rezolutës 1244) kanë protestuar pranë cepit verior të urës kryesore mbi lumin Ibër duke kundërshtuar në këtë mënyrë pranimin eventual të Kosovës në UNESCO.

Studentët kanë bartur flamuj të Serbisë si dhe pankarta ku shkruan “Jo Kosova në UNESCO”, etj. Protesta është shpërndarë e qetë.

Ndryshe sot Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s sot do të vendosë për propozimin e pranimit të Kosovës në këtë organizatë shumë të rëndësishme.

Vendimi përfundimtar do të merret në konferencën e përgjithshme që do të mbahet në nëntor, mirëpo nëse sot vendimi është pozitiv, atëherë pranimi është i sigurt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-protestojne-kunder-anetaresimit-te-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala