Serbët pengojnë shqiptarët të kthehen në veri

Autori:Avdyl Pajaziti

Strukturat paralele serbe të sigurisë në veri të Kosovës nuk e kanë ndërmend të shpërbëhen. Sot, një grup i tillë prej disa personave është parë në veri të vendit duke e penguar që të kthehet në shtëpinë e tij një qytetar të Kosovës.

Alush Alushi është pronari i një shtëpie në veri të Mitrovicës, i cili me urdhëresë të gjykatës ka fituar të drejtën të kthehet në shtëpi të tij.

Burime të KosovaPress-it bëjnë me dije se shtëpia e Alushit është e uzurpuar nga Danillo Illiq, qytetarë serb i cili njihet për krim të organizuar dhe kontrabandim.

Iliq, si uzurpator, nuk ka dashur të ja lirojë shtëpinë Alushit, saqë këtij të fundit iu ka dashur edhe ndihma e policisë.

Situata nuk përmirësohej as me praninë e Policisë së Kosovës, përderisa në vendin e ngjarjes u panë edhe pjesëtarë të “Civilna Zastita”.

Këta madje dolën më të fortë se Policia e Kosovës. Të njëjta burime bëjnë me dije se Policia e Kosovës u detyrua të tërhiqet dhe kjo çështje të mbetet për një afat tjetër.

Ngjarjen për KP e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zv/drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, por ky i fundit nuk e ka konfirmuar se në ngjarje ka pasur pjesëtarë të “Civilna Zastita”.

Hoti tha se Policia e Kosovës është larguar, duke mos dashur të tensionojë situatën.

“Janë mbledhur një mas e madhe e njerëzve dhe për shkak të tensionimit të situatës nuk kemi reaguar. Është arritur një marrëveshje ndërmjet gjykatësit dhe drejtorit të policisë që ky ekzekutim i gjykatës që realizohet në një rast tjetër”, ka thënë Hoti.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-pengojne-shqiptaret-te-kthehen-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala