Serbët pengojnë iftarin

Autori:Zekirja Shabani

Një grup prej rreth 70 serbëve nacionalistë kanë tentuar të pengojnë një darkë iftari të dielën mbrëma në qytetin Doboj të Bosnje e Hercegovinës.

Grupi thërriste emrin e komandantit serb të akuzuar për krime lufte, Ratko Mlladiq. Veç emrit të tij, ata thirrën edhe parulla si “Kosova është Serbi”, raporton “DailySabah”.

Iftari kolektiv ishte organizuar nga komuna Bajrampsha e Stambollit para xhamisë “Trnjak” në qytetin Doboj të Bosnjës. Në kohën kur imami i xhamisë “Trnjak” po i adresohej pjesëmarrësve – që ishin rreth njëmijë – të mbledhur për iftar, një grup prej 70 personash u paraqitën pranë xhamisë dhe tentuan të prishnin darkën e organizuar, transmeton Koha.net.

Grupi bërtiste edhe kundër kryesuesit të parë të Presidencës së Republikës së Bosnjës, Alija Izetbegoviq. Pas këtyre incidenteve, Policia kundër trazirave erdhën në vendngjarje për të garantuar sigurinë.

Organizim i ngjashëm nga kjo komunë turke pritet të mbahet edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bullgari, Greqi e Serbi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-pengojne-iftarin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala