Serbët optimistë, i besojnë shumë Vuçiq-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Viti 2015 ishte vit shumë stabil në Serbi dhe qytetarët shprehen optimistë duke pasur shumë besim në politikat e kryeministri të tyre Aleksandër Vuçiq.

Kështu të paktën del sipas një sondazhit të kompanisë Ipsos Strategic Marketing në Beograd, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Drejtori i Ipsos, Srdjan Bogosavljeviq, ka thënë për Tanjug se njerëzit kur kanë janë shprehur optimistë nuk e kanë thënë si optimizëm për gjendjen e tyre personale, por për fatin dhe rrugën e Serbisë.

Ai thotë se kjo lidhet me partinë në pushtet të kryeministri serb Aleksandër Vuçiq,

“Ata që besojnë që Serbia po ecën në rrugën e duhur, janë kryesisht mbështetës dhe votues të Vuçiq-it dhe Partisë Progresive Serbe, kurse pjesa tjetër, jooptimistë, janë përkrahës të politikanëve të ndryshëm, duke qenë kështu të shpërndarë në opinione”.

Sipas Bogosavljeviq, partia e Vuçiq-it është bindshëm partia më e përkrahur në Serbi duke lënë shumë prapa partitë dhe forcat tjera politike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-optimiste-i-besojne-shume-vuciq-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala