Serbët nuk e zbatojnë Marrëveshjen për Mbrojtjen Civile

Autori:Avdyl Pajaziti

Pesë pika të Marrëveshjes për Mbrojtjen Civile është dashur të përmbushen deri të martën, por është përmbushur vetëm një nga to. Për implementimin e saj, palë përgjegjëse ka qenë Kosova.

Përgjegjës kryesorë për përmbushjen e katër pikave të tjera janë Serbia dhe MC-ja. Implementimi i asnjërës nuk ka marrë start, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kësisoj, nuk janë demontuar apo dorëzuar policisë katër pikat e vëzhgimit të MC-së në veri, përfshirë edhe atë te ura qendrore e lumit Ibër, si dhe institucionet kosovare nuk janë vënë në dijeni për asetet në shfrytëzim që ka MC-ja, por as BE-ja nuk ka marrë dëshmi të shkruara nga Beogradi zyrtar se pjesëtarët e kësaj strukture janë hequr nga lista e pagave dhe se MC-ja është hequr nga sistemi i Serbisë.

Deri tash është formuar vetëm Paneli që do të bëjë selektimin e pjesëtarëve të MC-së që do të integrohen në institucione të Kosovës. Marrëveshja kërkonte që paneli të formohej më së largu më 27 prill, kur edhe duhej të mbahej mbledhja e parë. Sipas Marrëveshjes, ky mekanizëm do të përbëhet nga katër anëtarë: dy anëtarë të institucioneve të Kosovës; një përfaqësues nga ish-Mbrojta Civile dhe një përfaqësues nga BE-ja

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-nuk-e-zbatojne-marreveshjen-per-mbrojtjen-civile/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala