Serbët mbledhin nënshkrime kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Për 72 orë, duke filluar nga dje në Serbi ka nisur mbledhja e 100 mijë nënshkrimeve për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Na duhen 100 mijë nënshkrime në 72 orët e ardhme për ta penguar pranimin e Kosovës në UNESCO”, është arsyetimi i këtij peticioni i cili ka nisur të nënshkruhet online.

Ky peticion është nisur nga organizata ‘28 Qershori’ bashkë me regjisorin e njohur të filmit Boris Malagurski, në tentimin e fundit për ta anuluar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

“Qëllimi ynë është të mbledhim 100 mijë nënshkrime para vendimit në Kuvend që do të mbahet më 21 tetor. ‘28 Qershori’ në të kaluarën ka bashkëpunuar me Kombet e Bashkuara dhe do të shfrytëzojë të gjitha kontaktet në mënyrë që të ndikoj në vendim, por lusim opinionin që të shprehin qëndrimin e tyre”, thuhet në kërkesën e tyre, transmeton KosovaPress.

“Ftojmë botën e civilizuar që të mbrojë pasurinë kulturore, fetare dhe historike në krahinën jugore të Serbisë, në Kosovë dhe Metohi, dhe të nënshkruaj peticionin kundër pranimit të pushtetit separatist të Prishtinës në UNESCO”, thuhet më tutje në këtë shkrim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-mbledhin-nenshkrime-kunder-pranimit-te-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala