Serbët i kërkojnë tri fshatra të jugut të Mitrovicës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Mitrovicës ka siguruar qytetarët e komunës që drejton se nuk do të lejojë devijim nga Plani i Ahtisarit, kur bëhet fjalë për definimin e kufijve administrativë të dy komunave, një tendencë që gjithnjë e më shumë po shfaqet nga veriorët. Sipas Agim Bahtirit, në kuadër të aktiviteteve për realizimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, është paraparë edhe definimi i kufijve administrativë ndërmjet komunës së deritashme dhe asaj të re.

Duke i parë tendencat e drejtuesve të komunës veriore që përkufizimi i kufijve administrativë të bëhet jashtë Pakos së Ahtisarit, kryetari Bahtiri ka ftuar të premten në një takim përfaqësues të partive politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Mitrovicës, për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Me këtë rast, ai i ka njoftuar për këto synime dhe është zotuar se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë devijimin nga Plani i Ahtisarit, me të cilin plan shqiptarët edhe ashtu janë dëmtuar.

Bahtiri tha se qytetarët e Mitrovicës, para së gjithash ata që jetojnë në fshatrat dhe lagjet në veri të lumit Ibër, të cilët me planin e Ahtisarit i takojnë komunës së deritashme (e cila pa vullnetin e tyre është ndarë), ndërsa serbët po kërkojnë që t’i takojnë komunës në veri, nuk duhet të shqetësohen aspak, sepse një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë me pëlqimin e tij..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-i-kerkojne-tri-fshatra-te-jugut-te-mitrovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala