Serbët e veriut nuk pranojnë regjistrimin e popullsisë

Autori:Gazeta Fjala

Planifikimi i institucioneve të Kosovës që regjistrimi i popullsisë në veri të vendit të realizohet në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ka gjasa të dështojë.

Ky proces që konsiderohet se është në interesin e të gjithëve të kenë në dispozicion statistika të sakta me qëllim avancimin e planeve dhe programeve zhvillimore në nivel lokal, por po kundërshtohet nga përfaqësuesit politik të serbëve në veri të Mitrovicës, si dhe qytetarët e asaj pjese.

Ata janë të një mendimi rreth bojkotimit të regjistrimit të popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës, duke konsideruar në këtë mënyrë se popullata serbe e shpërngulur pas luftës, duhet të kthehet së pari në Kosovë, dhe pastaj të bëhet regjistrimi.

Avni Kastrati, shef i Divizionit për statistika të popullsisë në Agjencicinë e Statistikave të Kosovës (ASK), ka thënë përmes telefonit se po planifikohet që regjistrimi i popullsisë në veri të vendit të realizoh et ndoshta në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Sipas tij, ky proces për veriun është vonuar për shkak se serbët nuk kanë pranuar të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

“Në lidhje me këtë çështje janë zhvilluar diskutimet në nivelin më të lartë qeveritar dhe shpresoj se ky regjistrim i popullsisë do të realizohet në vitin 2016”, ka thënë për KosovaPress Kastrati.

Në anën tjetër, Ksenija Bozhoviq, kryesuese e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, ka pranuar se regjistrimi i popullsisë është dashur të mbahet shumë më herët, duke fajësuar pushtetin qendror dhe lokal për mos mbajtjen e këtij regjistrimi.

Sipas saj, për të ardhur deri tek të dhënat e sakta statistikore në lidhje me regjistrimin, duhet që më shumë të punohet rreth kthimit të mbi 300 mijë serbëve të cilët janë shpërngulur nga Kosova, për çka siç tha ajo, është punuar shumë pak.

Duke u shprehur e bin dur se nuk duhet që medoemos procesi vetëm të përfundojë dhe të mos ketë asgjë të qartë e konkrete, ajo potencoi se regjistrimi i popullsisë në veri ndoshta do të realizohet vitet në vijim, por në vitin 2016 me siguri jo.

Bozhoviq: Regjistrimi i popullsisë nuk do të realizohet në 2016

“Për të ardhur deri tek shënimet e vërteta statistikore në lidhje me regjistrimin, duhet që më shumë të punojmë rreth kthimit të serbëve në Kosovë. Deri tani është punuar shumë pak, për të mos thënë fare…Këtë e them për shkak se regjistrimi që ishte dashur të realizohet duhet të ketë statistika relevante dhe jo vetëm të luajmë me numra dhe shifra… Krejt varet nga pushteti qendrorë sa do të punojnë, sepse më shumë se 300 mijë njerëz janë shpërngulur në Serbi… Tani në këtë situatë në të cilën ndodhemi, dhe kur serbët nuk janë nëpër pronat e tyre, por në Serbi, do të thotë se të dhënat nuk do të j enë relevante, ndërsa edhe përgjigjja e vetë qytetarëve do të jetë shumë e vogël…Me siguri se nuk ka asgjë nga ky proces vitin e ardhshëm, ndoshta vitet në vijim, por vitin e ardhshëm me siguri jo”, ka thënë Bozhoviq.

Ajo shtoi se ministria e cila duhet të merret me këtë çështje, duhet të krijojë kushte që këta njerëz të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, e pastaj të punohet në regjistrimin e popullsisë.

Edhe Ivan Antiq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, theksoi se akoma nuk janë krijuar kushtet për regjistrim të popullsisë në veri, për shkak të numrit të madh të qytetarëve serbë të shpërngulur nga Kosova.

Ai ka bërë të ditur se situata në veri është shumë e komplikuar sa i përket kësaj çështje dhe se vetëm një klasë politike kredibile mund të bind popullatën e këtushme për të marr pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë./Zeri.info

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-e-veriut-nuk-pranojne-regjistrimin-e-popullsise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala