Serbët e shohin Shqipërinë si lideren e re të Ballkanit

Autori:Avdyl Pajaziti

E përditshmja serbe “Blic” shkruan se Shqipëria do të jetë lidereja e re në Ballkan. Sipas kësaj gazete Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania po pranojnë një rend të ri në Ballkan ku udhëheqëse do të jetë Shqipëria.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të drejtohen dhe të hyjnë në BE por së pari këto vende duhet ti japin prioritet sundimit të ligjit dhe zhvillimit të një ekonomie tregu. Vendet e Ballkanit duhet të forcojnë normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët gjë që për Serbinë është e vështirë të përmbushet. Perëndimi kërkon të arrijë ‘pacifizmit’ e nacionalizmit serb, për të hyrë në NATO, shpërbërjen e Republikës Serbe si dhe kënaqjen e shqiptarëve në të gjithë territoret ku jetojnë”, shkruan kjo e përditshme.

Sipas Ivan Vojvoda nga “Fondi Marshall”, Serbia mbetet e fundit për të rregulluar imazhin në sytë e Perëndimit./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-e-shohin-shqiperine-si-lideren-e-re-te-ballkanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala