Serbët e Kosovës kundër Asociacionit të Komunave

Autori:Zekirja Shabani

Marko Jakshiq thotë se shumica e serbëve është kundër formimit të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.

Ministri në Qeverinë e Kosovës dhe koordinatori i Ekipit drejtues për formimin e Asociacionit të Komunave serbe (AKS), Lubo Mariq thotë se është çështje ditësh kur do të arrihet marrëveshja për themelimin e ASK-së.

“Bisedimet për formimin AKS-së për ne, përfaqësuesit e Listës Serbe, aktualisht janë më të rëndësishmet. Mendoj se këto bisedime kanë të rënduara me situatën aktuale politike në Kosovë, para së gjithash mendoj për Gjykatën Speciale. Meqë Specialja është votuar, bisedimet për AKS -në, do të lehtësohen dhe me siguri shumë shpejt, në pyetje janë ditët, do të arrihet edhe marrëveshja për formimin AKS-së”, ka thënë Mariq për REL.

Mariq ka vlerësuar se formimi i AKS-së dhe respektimi i Marrëveshjes së Brukselit është vendimtare për mbetjen e serbëve në Kosovë, transmeton Koha.net. Ai ka theksuar se AKS do të duhej që bashkësisë serbe në Kosovë t’i mundësojë një organizim më të mirë, realizim interesash, mbrojtje dhe krijim të kushteve për jetë më të mirë.

Sipas fjalëve të tij, serbët në Kosovë AKS-në dhe Marrëveshjen e Brukselit e ndjejnë si në institucion që do t’i mbrojë e do t’ju mundësojë prosperitet të ardhshëm dhe mbrojtje.

“Përmes AKS-së serbët në Kosovë do të kenë të drejta shtesë nga e gjithë ajo që ekziston në ligje. Pra, AKS është institucioni më i rëndësishëm dhe trup për të gjithë serbë i Kosovës”, konsideron i cili hedh poshtë mendimet tjera se AKS është vetë një OJQ në Kosovë.

Derisa disa përfaqësues të serbëve konsiderojnë formimi i Asociacionit të komunave serbe është vendimtar për mbetjen e serbëve dhe mbrojtjen e interesave të tyre në Kosovë, të tjerë mendojnë se interesi i serbëve në Kosovë mund të mbrohet më së miri vetëm me respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve të Serbisë.

Njëri nga përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, Marko Jakshiq thotë se shumica e serbëve është kundër formimit të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.

“Autoriteteve të sotme në Serbi AKSA u shërben në një mënyrë, para historisë, të shpërlajnë Marrëveshjen kapitulluese të Brukselit dhe që përmes AKS-së të dëshmojnë se Beogradi nuk e ka tradhtuar ose shitur Kosovën. Ajo që ne e dimë dhe që po konfirmohet nga të gjitha anët është se AKS do të kenë më pak kompetenca se sa Shoqata e Peshkatarëve pasi që Prishtina nuk do të lejojë ndryshimin e Kushtetutës cilado të jetë shkalla e kompetencave që AKS do t’i ketë”, thotë Jakshiq.
Sipas fjalëve të tij, kjo konfirmon faktin se ata që do të jenë në krye të AKS-së do të zgjidhen sipas ligjeve të Kosovës e jo sipas ligjeve të Serbisë.

“Prandaj, e vetmja mënyrë që serbët në Kosovë të realizojnë të drejtat e veta është që të bazohen në Kushtetutën e vet dhe që përfaqësuesit e tyre të zgjidhen sipas ligjeve të Serbisë”, ka thënë Jakshiq./rel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-e-kosoves-kunder-asociacionit-te-komunave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala