Serbët e frikësuar: “Xhelati Thaçi formon ushtrinë” (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

E përditshmja më e madhe serbe, Blic edhe sot ka mbushur ballinën e saj me zv/kryeministrin e parë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Por, ajo që bie në sy është titulli jashtë çdo etike gazetareske dhe të kujton kohën kur në Serbi qeveriste diktatori Sllobodan Millosheviq, raporton Indeksonline.

“Xhelati Thaçi krijon ushtrinë”!

Tutje në ballinë shkruan se kinse shqiptarët me mashtrim dhe pa marrjen e pëlqimit të serbëve në Kosovë po i formojnë Forcat e Armatosura.

“Thaçi dhe Mustafa planifikojnë që të blejnë ndonjërin nga politikanët serb të cilët do të mbështesnin formimin e ushtrisë kosovare”, shkruan Blic.

Në mbititull, këtë serbët e quajnë me fjalën tashmë të njohur dhe se nën shqiptarë është shndërruar edhe në tallje “Provokacija”, duke vazhduar të shkruajnë se shqiptarët po i fishkëllejnë armët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbet-e-frikesuar-xhelati-thaci-formon-ushtrine-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala