Serbë jo të një mendimi për Kosovën në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Mediet serbe njoftojnë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq tashmë ka pranuar të nënshkruajë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, por që ministri i tij Ivica Daçiq dhe presidenti Nikoliq janë duke e sabotuar.

Mediet në Beograd kanë filluar të spekulojnë se çfarë qëndron pas fushatës së egër të nisur nga ministri i Jashtëm Daçiq tash e disa javë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Kështu, e përditshmja “Danas”, e cila njihet për kontakte të mira me korin diplomatik në Beograd, ka botuar një shkrim sot ku thuhet se në Beograd po shfaqën shenjat e para të plasaritjes midis lidershipit serb rreth asaj sa e të bllokohet Kosova në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organizmave ndërkombëtarë.

Sipas Danas, marrëveshja e ardhshme që pritet të arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të nënkuptojë se mospengimin e anëtarësimin të Kosovës në organizata ndërkombëtare të tilla si UNESCO, INTERPOL dhe agjenci të tjera dhe se kjo përbën një kërkesë të qartë të kancelares gjermane Angela Merkel ndaj kryeministrit Vuçiq.

E përditshmja beogradase raporton se “çështja më e ndjeshme është anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, sepse nëse kjo arrihet pas marrëveshjes më 25 gusht, atëherë kjo i bën automatikisht jorelevante veprimet diplomatike të Beogradit kundër anëtarësimit të shtetit të vetëshpallur të Kosovës në UNESCO”.

Njëkohësisht, sipas burimeve të Danas, “shefi i diplomacisë serbe dhe presidenti Nikoliq këmbëngulin të sabotojnë Vuçiqin në përkushtimin e tij që të nënshkruajë marrëveshje të reja me Kosovën”. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbe-jo-te-nje-mendimi-per-kosoven-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala