Senatorët italian sot në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një delegacion i senatorëve italianë nga Komisioni për Politika të Bashkimit Evropian sot do ta vizitojë Kosovën.

Ata gjatë ditës do të kenë takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Ndërsa, pasdite do t’i drejtohen mediave.

Senatorët italian do të takohen me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore.

Ndërsa, pasdite në Ambasadën Italiane në Kosovë mbahet një konferencë, ku përveç senatorëve do të jenë edhe zyrtarë të EULEX-it, të cilët do të bëjnë një prezantim të shkurtër të aktiviteteve të EULEX-it dhe situatës së sigurisë në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/senatoret-italian-sot-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala