Sëmuret në gjykim i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

Autori:Avdyl Pajaziti

Seanca kundër dy të dyshuarve për vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberit, që ishte paraparë të mbahej sot në veri të Mitrovicës, është shtyrë ende pa filluar. Njëri nga të dyshuarit u sëmurë gjatë seancës

Seanca që është dashur të mbahet për rastin e policit Enver Zymberi është shtyrë për datën 26 të këtij muajit. Shkak për këtë u bë gjendja shëndetësore e njërit prej të akuzuarve në këtë rast, raporton Gazeta Express.

Ende pa filluar seanca avokati mbrojtës i të akuzuarit Slobodan Sovrlic, ka kërkuar nga gjykatësi që klienti i tij të lirohet nga seanca dhe të dërgohet në Spitalin e Mitrovicës, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Ai është dërguar në spital, dhe me pas familjar të tij kanë sjellë vërtetimin e mjekut se ai ka probleme me të rrahurat e zemrës.

Ndryshe, ky është gjykimi i dytë që zhvillohet për vrasjen e policit Enver Zymberit, pasi të akuzuarit në rastin e parë janë liruar për mungesë të provave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/semuret-ne-gjykim-i-dyshuari-per-vrasjen-e-enver-zymberit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala