Sëmuret Naim Tërnava, dërgohet në Turqi

Autori:Avdyl Pajaziti

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se i njëjti është dërguar për shërim në Turqi.

Ai gjatë javës të kaluar, për shkak të një gjakderdhje që e ka pasur është shtrirë në Klinikën Kirurgjike Abdominale dhe i njëjti, sipas burimeve të “zeri.info”, nuk ka pranuar t’i bëhen të gjitha ekzaminimet në QKUK dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt Turqisë.

Por drejtori i Klinikës Kirurgjie Abdominale, Rifat Bajrami ka thënë për Zëri se Myftiut iu kanë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme por i njëjti ka udhëtuar drejt Turqisë për shkak se siç ka thënë ai, atje ka miq dhe të afërm që mund t’i gjinden pranë.

Mjeku Bajrami ka bërë me dije se Tërnava është shtrirë në spital të enjten e javës së kaluar dhe se të premten në mëngjes i njëjti ka udhëtuar për Turqi.

Mjeku ka njoftuar se Tërnava dyshohet se vuan nga “hernia e brendshme në ezofag”. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/semuret-naim-ternava-dergohet-ne-turqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala