Sëmuret Gani Geci

Autori:Avdyl Pajaziti

Seancat e gjykimit të Gani Gecit të parapara për muajin qershor janë shtyrë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të të akuzuarit. Lajmin e ka bërë të ditur Ndrec Dodaj, avokati i Gani Gecit.

Dodaj ka thënë se klienti i tij për arsye shëndetësore ka kërkuar nga gjykata që seancat e muajit qershor të shtyhen.

Seancat e gjykimit të Gani Gecit që akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht 2014 në Skenderaj ishte paraparë të zhvillohen më 22, 23 dhe 24 qershor.

Avokati Dodaj tregoi se gjykata ende nuk ka marrë vendim për caktimin e seancës së radhës së këtij gjykimi.

Vrasja e Ruzhdi Shaqirit ndodhi më 4 gusht 2014 në lokalin e quajtur “N’Qosh” në Skenderaj, ndërsa KALLXO.com-i siguroi aktakuzën për këtë vrasje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/semuret-gani-geci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala