Sëmundjet që pamundësojnë agjërimin

Autori:Zekirja Shabani

  1. I sëmuri me probleme në aparatin e tretjes

Muaji i Ramazanit quhet me të drejtë, muaji i pushimit për aparatin tretës, por për fat të keq, shumë njerëz e ngopin barkun me ushqime të shumëllojshme në ngrënien e Iftarit, duke e kthyer kështu lumturinë e stomakut dhe të zorrëve në ngopje dhe vuajtje për të.

Të sëmurët me ulçër, që përfshihen në njërën prej tre kategorive të mëposhtme, nuk duhet të agjërojnë:

a)     Ulçera akute

b)     Vështirësia në tretje

c)       Hernia e stomakut

d)      Diarrea

e)      Sëmundjet e mëlçisë

f)       Operimet në stomak

2. Të sëmurët me zemër

Nuk ka dyshim se për një pjesë të madhe të sëmurëve me zemër agjërimi është i dobishëm, por ka disa raste të caktuara që nuk mund të agjërojnë. Në këto raste futen këta të sëmurë:

  • Të sëmurët me dështim të zemrës, me gjendje të paqëndrueshme.
  • Të sëmurët me therje të gjoksit, me gjendje të paqëndrueshme apo që nuk i përgjigjet ilaçit.
  • Të sëmurët që kanë pasur një atak zemre të afërt.
  • Gjendjet e ngushtimit të fortë apo dështimit të fortë të valvulave të zemrës.
  • Ethet mushkërore aktive.
  • Paqëndrueshmëritë e rrezikshme në sistemet e zemrës.
  • Gjatë disa javëve që pasojnë ndërhyrjet kirurgjikale në zemër.
  1. Të sëmurët e veshkave

Veshkat kryejnë një sërë funksionesh në organizëm, si: pastrimi i gjakut nga mbetjet azotike, mbikqyrja e ekulibrimit të ujit dhe endacakëve në gjak, ruajtjen e ekuilibrit alkalin acidik të qëndrueshëm në organizëm. Nëse veshkat janë të shëndosha, agjërimi për to është pushim dhe shëndet, por nëse janë të sëmura, atëherë ato nuk mund të kryejnë ashtu si duhet funksionet e tyre për përqendrimin e urinës dhe nxjerrjen e lëndëve helmuese si urina me gjak, etj. Prej këtu, për të sëmurin me dështim të veshkave, agjërimi është rëndesë, e veçanërisht në zonat me klimë të nxehtë, sepse mund të ndodhë shtim i urinës së gjakut dhe i kreatinës në gjak. Çdo i sëmurë me veshka duhet të konsultohet me mjekun e tij para se të agjërojë, sepse nëse ai nuk konsumon sasi të mjaftueshme uji, mund të goditet nga dështimi i veshkave.

  1. I sëmuri me Diabet

Të sëmurët me diabet ndahen në dy grupe: njëri grup mund të agjërojë, kurse i dyti ndalohet nga agjërimi.

Të sëmurët me diabet që nuk mund të agjërojnë:

  • I sëmuri me diabetin e rinisë.
  • I sëmuri që merr sasi të madhe insulin (më shumë se 40 njësi në ditë), apo ata që marrin insulin dy herë në ditë.
  • I sëmuri me diabet të paqëndrueshëm.
  • E sëmura me diabet që është shtatzënë.
  • I sëmuri i moshuar që vuan nga diabeti për një kohë të gjatë dhe në të njëjtën kohë vuan nga komplikacionet e avancuara të sëmundjes.
  • I sëmuri i prekur me ngritjen e sheqerit pak ditë para muajit të Ramazanit apo në fillim të tij.

Duhet pasur parasysh se:

  • I sëmuri që preket nga kriza të pakësimit të sheqerit në gjak apo shtimit të madh të tij, duhet ta ndërpresë menjëherë agjërimin, sepse ka nevojë për ilaç të menjëhershëm.
  • Ngrënia e ushqimit duhet të ndahet në tre vakte të barabarta: i pari në kohën e Iftarit, i dyti pas namazit të Teravive dhe i treti në kohën e Syfyrit.
  • Vakti i syfyrit duhet të shtyhet sa më shumë të jetë e mundur, deri në mbarimin e kohës së tij dhe në hyrjen e kohës së sabahut.
  • Kujdes nga teprimi në ngrënie, sidomos me ëmbëlsirat dhe lëngjet e ëmbëltuara.

Në përgjithësi, lejimi i të sëmurit për të agjëruar apo moslejimi i tij, dhe sistemimi i kohës së marrjes së ilaçeve, kthehet te mjeku kurues dhe te askush tjetër.

  1. Të sëmurët me sëmundje nervore dhe psikike

– Epilepsia: i sëmuri me epilepsi apo me spazma mund të agjërojë pa problem, me kusht që të marrë ilaçet kundër spazmës rregullisht. Aktualisht ekzistojnë ilaçe që i jepen të sëmurëve një herë në ditë për të mbajtur spazmat nën kontroll.

– Brengosja dhe pikëllimi: këta të sëmurë mund të agjërojnë, por me kusht që të marrin rregullisht ilaçet kundër brengosjes, që zakonisht merren një apo dy herë në ditë (kështu që mund të merren në iftar dhe në syfyr).

– I sëmuri me skizofreni: këtij nuk i lejohet të agjërojë, sepse ndërprerja e ilaçeve të skizofrenisë mund të çojë në kriza të ushtrimit të dhunës dhe haluçinacioneve (iluzioneve), dhe mund të sulmojë të tjerët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/semundjet-qe-pamundesojne-agjerimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala