Seminar për nxitjen e shpirtit ndërmarrës

Autori:Zekirja Shabani

Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) – ka zhvilluar seminarin 2 ditorë me gazetarët e mediave të shtypura dhe të folura, me qëllim që të bashkëpunohet në ndihmesën e zhvillimit ekonomik dhe nxitjen e shpirtit të ndërmarrësisë.

ARDA – është një rrjet për zbatimin e politikave të Kosovës dhe BE-së dhe është një organizatë e pavarur, jo-qeveritare e themeluar në janar 2013 nga pesë Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (Veri, Lindje, Perëndim, Jug dhe Qendër) në Kosovë.

Misioni i ARDA-s është të koordinoj dhe promovoj zhvillimin rajonal dhe rural në Kosovë dhe për të mbështetur pesë Agjencitë për Zhvillim Rajonal (AZHR-të) në marrjen e një roli udhëheqës në planifikimin dhe lehtësimin e zhvillimit socio – ekonomik dhe rajonal të Kosovës.

Në seminarin e mbajtur gazetarët kanë pasur mundësi që të njihen për së afërmi me ARDA, dhe me punën e tyre.

Në seminar, janë shtjelluar temat “Sektori i zhvillimit në agjendat e mediave”, dhe “Mundësitë për promovim efektiv të ndërmarrësisë dhe zhvillimit ekonomik rajonal”.

ARDA është treguar shumë e hapur dhe transparente dhe ka qenë e gatshme që të bashkëpunojë me media për kauzën e zhvillimit ekonomik, gjithashtu priten të mbahen takime të tjera të kësaj natyre, dhe trajnime për gazetarët e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/seminar-per-nxitjen-e-shpirtit-ndermarres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala