Semaforët LGBT (Foto/Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Dritat e semaforëve për këmbësor ne Vjenë nuk janë vetëm me ikonën e zakonshme në ngjyrë të kuqe dhe të gjelbërta.

Semaforët atje tash janë edhe ” gay” dhe ” straight”.

Ditëve të fundit, semaforët e këmbësorëve tregojnë çiftet e meshkujve, ose femrave në vend të figurës së zakonshme që paraqitet në dritat e semaforëve të këmbësorëve.

Në disa semaforë paraqiten dy meshkuj, në disa një femër dhe një mashkul e në disa dy femra. Por, të gjitha çiftet e kanë edhe shenjën e zemrës.

Këta semaforë janë paraqitur në 47 rrugë dhe do të qëndrojnë deri në muajin Qershor.

Krejt ky ndryshim kreativ erdhi në kuadër të mbështetjes së grupit LGBT .

E gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe shumë ngjarje të tjera, ku ndër to do të jetë edhe mbrëmja më e madhe humanitare në Europë për hulumtime lidhur me HIV dhe AIDS, transmeton Klan Kosova.

 

Kalimtarët janë treguar neutralë ose pozitivë kur u pyetën se a po iu pëlqen ky koncept.

Shumica prej tyre u shprehën se barazia dhe trajtimi i barabartë është një çështje e rëndësishme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/semaforet-lgbt-fotovideo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala