Selimi: Vetëvendosja nuk ka drejtë të kritikojë dështimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës që opozita nuk ka drejtë të kritikojë dështimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, sepse ata nuk kanë bërë asgjë në këtë rrugë.

“Opozita ka gjuajtur gaz lotsjellës në Kuvend dhe është krijuar një narracion i Serbisë ku e kanë përdorur se Kosova nuk ka shtet nuk dinë të menaxhojnë shtet”, ka thënë ai.

Selimi tha se Lëvizja Vetëvendosja nuk guxon as të flas për diplomaci, sepse ata janë persona të padëshiruar nga amerikanët.

“Vetëvendosja nuk mund të flet për diplomacinë kosovarë kur janë persona non grata nga Ambasada amerikane. Nuk mundet të futen brenda. Vetëvendosja nuk mundet të flasë kur përkrah pavarësinë e Tajvanit që është sulm direkt ndaj Kinës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-vetevendosja-nuk-ka-drejte-te-kritikoje-deshtimin-e-kosoves-per-anetaresim-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala