Selimi: “Vendet islamike votuan pro”

Autori:Gazeta Fjala

Petrit Selimi zëvendës ministër i Punëve të Jashtme ka deklaruar se të gjitha vendet islamike kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ai u tha mediave se ka ndodhur një keqkuptim në opinion, pasi përfaqesuesit e vendeve arabe janë deklatuar “neam” që në arabishte do të thotë “po”.

Këto vende sipas Selimit përveç votës kanë ndihmuar Kosovën edhe në lobim tek vendet tjera.

“Kanë qenë aleate në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, deklaroi ai transmeton Gazeta Fjala.

Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s votoi kundër pranimit të Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara, për arsim, kulturë dhe shkencë.

Për anëtarësimin e Kosovës kanë votuar 92 shtete pro, 50 kundër dhe 29 abstenime./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-vendet-islamike-vontuan-pro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala