Selimi: Thaçi nuk e ka besimin as të luftëtarëve të UÇK-së!

Autori:Avdyl Pajaziti

Kundërshtimin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, opozita e ka shprehur vazhdimisht me arsyetimin se ai nuk është person unifikues dhe se zgjedhja e tij përbën jo vetëm shkelje kushtetuese.

Kundërshtimin e tyre, opozita e ka bërë në mënyra të ndryshme, duke hedhur gaz lotsjellës e duke protestuar edhe në rrugë. Por duket se kundërshtimi i tyre nuk pengoi zgjedhjen e Thaçit president te vendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi i kontaktuar nga Botapress tha se Hashim Thaçi nuk i përmbushë normat për të qenë president i Republikës së Kosovës, madje një pretendim i tillë i tij është absurd.

“Një ndër parakushtet për të qenë president i Republikës është edhe që kandidati të jetë unifikues dhe mbipartiak.  Kjo gjë është edhe normë kushtetuese. Këtë normë Thaçi nuk e përmbush as përafërsisht. Por jo vetëm kaq. Si mund të pretendojë të jetë president unifikues një kandidat i cili për tu zgjedhur është dashur që në ditën e zgjedhjes se tij ta shtyp protestën me dhunë dhe ta nxjerrë me polici opozitën nga parlamenti?”

I pyetur se a e ka humbur Thaçi besimin e ish luftëtarëve të UÇK-së dhe të Drenicës, ai nuk e mohoi këtë gjë, madje tha se askush nuk mund ta ketë besimin e ish luftëtarëve përfshirë (edhe) Thaçin.

“Askush nuk mund ta ketë besimin e ish luftëtarëve sot (aq më pak Hashim Thaçi)  i cili njëkohësisht vazhdon t’i luftojë objektivat e luftës që kanë bërë luftëtarët gjatë luftës. Që ta kesh besimin e ish luftëtarëve duhet që t’ua respektosh qëllimin për të cilin ata kanë luftuar” tha deputeti Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-thaci-nuk-e-ka-besimin-as-te-luftetareve-te-uck-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala