Selimi: Tash është beteja kryesore për në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi tha se tash është beteja kryesore për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ai tha se janë duke lobuar shumë që vendi të jetë pjesë e UNESCO-së, megjithatë sipas tij, deri në fund të procesit nuk dihet asgjë.

Ai tha për INFO BOX të TV Dukagjinit se për anëtarësimin në UNESCO duhen 2/3 e votave, që nënkupton se edhe disa shtete që nuk e kanë njohur Kosovën duhet të votojnë pro.

Zëvendësministri tha se Serbia bëri kërkesë që Kosova mos të përfshihet në agjendën e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, por dështoi me një kërkesë të tillë.

Selimi tha se përafërsisht janë 50 pika që do të diskutohen në Konferencën e Përgjithshme dhe beson se për Kosovën do të diskutohet më 9 nëntor.

Ai tha se mos pranimi eventual do të ishte një zhgënjim për Kosovën, por assesi nuk mund të quhet dështim.

Zëvendësministri tha se Kosova së shpejti do të aplikojë edhe në Këshillin e Evropës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-tash-eshte-beteja-kryesore-per-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala