Selimi: Shtyrja e vendimit, e barabartë me ndalimin e hyrjes në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtyrja për më vonë e vendimit për pranimin e Kosovës në UNESCO është e barabartë me ndalimin për hyrje të Kosovës në këtë organizatë.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

“Shtyrja e vendimit për Kosovën është e njëjtë me ndalimin e hyrjes së Kosovës në UNESCO. Pse të shtyhet. S’ka kurrfarë kuptimi të anulohet diçka që veçmë është punë e kryer”, ka thënë Selimi për televizionin serb B92.

Ai ka theksuar se UNESCO në statutin e vet e përkrah paqen në botë përmes bashkëpunimit në shkencë, kulturë dhe arsim, për ç’arsye Qeveria e Kosovës konsideron se anëtarësimi i vendit në UNESCO do të ishte në favor të paqes në Ballkan më shumë sesa Kosova jashtë UNESCO-s, transmeton kp.

Sipas disa paralajmërimeve, Serbia dhe Rusia nesër në Paris, në seancën e UNESCO-s ku pritet të vihet në votim anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, do të kërkojnë anulimin e votimit për pranimin e Kosovës deri në dy vjet.

Për të kaluar kjo kërkesë e Beogradit dhe Moskës, këtyre u nevojitet një shumicë e thjeshtë, prej 51 për qind të anëtarëve me të drejtë vote.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-shtyrja-e-vendimit-e-barabarte-me-ndalimin-e-hyrjes-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala