Selimi: Serbia është arsyeja kryesore që duhet ta kemi Ushtrinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Kosovës rreth amendamenteve për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Selimi, tha se me këtë ligj është duke u bërë një lojë e madhe, ku në këtë lojë sipas tij po bënë pjesë edhe Lista Serbe, listë kjo që sipas tij po merr direktiva nga Beogradi.

Deputeti i VV-së pyet tutje se pse në Kuvendin e Kosovës janë shkuar amendamentet kur nuk mund të mblidhen votat për ta votuar.

“Duke e ditur se këto amendamente Kushtetuese kërkojnë votë të dyfishtë në Kuvend. Duke e ditur që këto vota nuk i ka mazhoranca. Duke e ditur që Lista Serbe është deklaruar kundër, atëherë shtrohet pyetja se pse i ka sjellë këto amendamente qeveria kur e dinë që nuk i ka votat. Qëllimi i Qeverisë është i qartë. E ka shtyrë fatin e FAK-ut në lojë të keqe me listën Serbe.

Qeveria po bënë Pazar dhe po luan me diçka që nuk luan”, tha Selimi gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi, siç njofton KP, ka thënë po ashtu se për krijimin e FAK-ut nuk duhet të pyetët Beogradi, ndërsa, tha se Kosovës i duhen Forcat e Armatosura.

“Kosovës i duhen Forcat e Armatosura të Kosovës. Ne duhet patjetër ta themelojmë Ushtrinë tonë. Serbia është arsyeja kryesore që Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe të përgatitet mirë”, tha SelimI. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-serbia-eshte-arsyeja-kryesore-qe-duhet-ta-kemi-ushtrine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala