Selimi për mediat serbe: Serbia nuk e do edhe aq normalizimin e raporteve me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi në një prononcim për agjencinë serbe Tanjug, ka thënë se dërgimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, është rruga e duhur.

Ai ka thënë se me anë të kësaj do tu tregojmë shqiptarëve dhe serbëve se çdo gjë e arritur në Bruksel është në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Selimi ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës de Serbisë në Beograd, transmeton lajmi.net. Ai ka thënë se pala serbe gjatë dialogut, prioritet e ka afrimin me BE-në e Brukselin dhe jo normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Serbia nuk dëshiron edhe aq t’i përmirësojë raportet me Kosovën, por përmes dialogut dëshiron t’i afrohet BE-së dhe Brukselit. Nëse do të kishte prioritet normalizimin, nuk do të kishte komente raciste në drejtim të shqiptarëve, siç ka qenë ajo e presidentit serb Tomislav Nikoliq se shqiptarët janë pa kulturë”, ka thënë Selimi./lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-per-mediat-serbe-serbia-nuk-e-do-edhe-aq-normalizimin-e-raporteve-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala