Selimi: Opozita nuk tërhiqet nga kërkesat për Qeverinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se opozita nuk do të tërheqet nga kërkesa për nënshkrimin e kryeministrit.

Ai thotë se opozita nuk është fajtore për bllokimin e punës së Kuvendit, por se për këtë, fajtore është qeveria.

Në një intervistë dhënë RTK’së, Selimi ka thënë se qeveria e ka zhvendosur debatin nga Kuvendi i Kosovës në tavolinën e Vucicit.

“Qeveria e Kosovës e ka nxjerrë Kuvendin nga funksioni. Konfirmoj edhe një herë që Kuvendi është jashtë funksionit, jo që opozita e ka bërë këtë. Opozita nuk e ka bërë dhe nuk do ta bënte këtë. Kuvendin jashtë rolit e ka nxjerrë qeveria sepse debatin që do të duhej ta bëntë në Kuvend, ka vendosur ta bëjë në tavolinë me Vucicin. Të gjitha vendimet, të gjitha debatet e rëndësishme, qeveria i ka zhvendosë në tavolinën e Vucicit”, ka thënë Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-opozita-nuk-terhiqet-nga-kerkesat-per-qeverine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala