Selimi: Nuk japim dorëheqje, bëmë punë të mrekullueshme

Autori:Avdyl Pajaziti

​Zvëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi thotë se ka Kosova ka bërë miq të rinj, në ditën që për 3 vota dështoi të pranohet në UNESCO.
“Është një hap mbrapa, por kur i sheh miqtë e mëdhenj dhe atë në katër anët e botës gjen ngushëllimin. Përkundër mossuksesit të sotëm e konsiderojmë një fitore miqësinë dhe aleancat që kemi krijuar. Kërkon gjakftohtësi dhe analizë edhe me miqtë ndërkombëtar se ku dështuam. Nëse mundem ta jap një minivështrim, fushata jonë ka qenë shumë pozitive, ndërsa ajo e Serbisë sidomos në ditën e fundit mori tone raciste”, ka thënë Selimi për Interaktiv në KTV.

Ai tha se edhe sikur Kosova të pesëfishonte praninë e saj në Japoni ky shtet do të abstenonte, pasi që së fundi merr vendime të tilla politike në UNESCO.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-nuk-japim-doreheqje-beme-pune-te-mrekullueshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala