Selimi: Nuk e synojmë vetëm UNESCO-n

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, gjatë një interviste për të përditshmen beogradase “Danas” ka thënë se pos UNESCO-s, Kosova do të aplikojë për anëtarësim edhe në shumë organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

“Kosova është njohur nga 111 shtete anëtare të UNESCO-s. Shumë shtete të tjera mosnjohëse gjithashtu votojnë për Kosovën në organizata multilateral, siç bënë për anëtarësimin e saj në FMB dhe Bankën Botërore. Ne e kemi vërtetuar këtë gjashtë muaj më parë, kur aplikuan për statusin e vëzhguesit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë” tha ai.

Zëvendësshef i diplomacisë kosovare theksoi më tutje se pavarësisht reagimeve histerike dhe të trishtuara të diplomatëve serbë që u përpoqën për të bllokuar Kosovën në Senegal, të gjithë anëtarët vendosën me konsensus të pranojnë Kosovën.

“Ishte një rrëfim i ngjashëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Kjo është një betejë e vështirë, por është shqetësues fakti që Serbia po lufton për të mbajtur Kosovën të izoluar. Politikat përmes së cilave synohet izolimi i kosovarëve janë politika që kanë dështuar në të shkuarën dhe madje kontraproduktive për vet Serbinë. Kështu, Serbia do të jetë ajo që do të humbasë sërish, ,tha ai duke folur për synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/selimi-nuk-e-synojme-vetem-unesco-n/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala